<P><STRONG><FONT color=#ff00ff size=4>Qifftat e forumit zerishqiptar.com</FONT></STRONG></P> <P><STRONG><FONT color=#ff00ff size=4>Kush po behet qifft i jem..?</FONT></STRONG></P>
- January 2, 2010 2:19 pm
- ·
- ·
- Report
une valla n ven bo bena qifti jote
lol Getuaarta priti tash mesagjet nga djemt.. te renditen rend lol
Hala asnnnje ciffT
zgjidh dhe merr . spot dojka askush getuarta :P
oj Getuaarta a bohemi na dy cuftet mat mirt a?
Meshkujt dhe femrat janë shumë të ndryshëm. Kjo është arsyeja që ndonjëherë vështirë e kemi ti deshifrojmë disa veprime të meshkujve. Për ti kuptuar më mirë veprimet e tyre, duhet paraprakisht ti dini disa fakte interesante për ta.
Meshkujt i duan sfidat dhe preferojnë ta luajnë rolin e gjuetarit
Meshkujt duan eksitim, ata duan sfida. Ata janë krijuar që të sillen si gjuetarë dhe e duan këtë rol, kurse femrat shpesh e harrojnë apo e injorojnë këtë fakt. Për të fituar mashkullin që ju e doni, imponoje në atë mënyrë situatën, që ai të ngas pas jush. Dhe pastaj kur ai do të arrij ta vëndoj krahun e tij rreth jush, apo t’ju dhuroj puthjen e tij pasionante, bëje të ndjehet se e ka fituar diçka shumë të rëndësishme.
Edhe nëse keni kaluar kohë të gjatë së bashku, përsëri duhet të vazhdoni ta stimuloni atë, që të ngas vetëm dhe vetëm pas jush, sepse kur ata pushojnë ta bëjnë këtë, do ta humbasin edhe interesin për ty.
Burrat janë si fëmijë të ritur
Në çdo mashkull, fshehet një fëmijë. Nëse besoni se ai i juaji nuk e ka këtë veti, vështrojeni atë përderisa bashkë me shokët e tij është duke shikuar futboll ose është duke luajtur diçka dhe nuk do të mund ta gjeni asnjë argument që do ta justifikonte sjelljen e tyre fëmijnore.
Nga ana tjetër, fëmija në brendësi të tyre del në pah edhe kur dëshironi të kujdeseni për ta, ashtu siç ka vepruar dikur nëna e tyre. Mashkulli kënaqet kur e dashura e tij i përgadit ushqimin e preferuar, vetëm ta disponoj atë në qoftë se ai është duke u kujdesur diçka për shtepinë ose është i zemëruar se i ka ikur termini për të shkuar tek dentisti. Meshkujt gjatë gjithë jetës mbeten fëmijë.
Si do t’ju tradhëtonte një mashkull
Nuk do të thotë se të gjithë meshkujt tradhëtojnë. Dëshira është diçka tjetër, por diçka tjetër është ta bëje atë që mendon. Meshkujt e duan fantazinë. Në botën e tyre ideale ata e mendojnë veten të jenë me femra të ndryshme sa herë që ata do të dëshironin. Hulumtimet tregojnë se gjysma e meshkujve do t’u dorëzoheshin para një femre, në qoftë se do të ishin të sigurtë se partnerja e tyre nuk do të dinte asgjë në lidhje me këtë.
Ata shpesh bien në situatë ku u duhet të luftojnë kundër prirjeve të tyre seksuale. Për fat të mirë, ka nga ata që i’a dalin me sukses.
Versioni i romantizmit te meshkujt, është i ndryshëm nga ai i femrave
Meshkujt duan butësi, puthje të lehta dhe qirinj në një darkë romantike, por shumë më pak se femrat. Ata kanë një ide pak më të ndryshme të romantizmit dhe është e lidhur më shumë me kontaktin fizik se sa me afërsinë emocionale.
Në qoftë se i kërkoni një mashkulli ta definoj se çfarë është romantika, ai do të përdorë shumë fjalë të ndryshme, si ndjeshmëria dhe pasion, por me siguri atij nuk i kujtohen me lulet e aromatizuara, trëndafila të freskët, apo të ngjajshme. Prandaj, kur të doni të bëni diçka romantike për atë, vëndoni në listën tuaj edhe të brendshmet seksi, armatoseni me komplimente ndaj tij, apo dhuroj një dhuratë unike që do ti lenë përshtypje se ju ka marr shumë kohë për t’ja zgjedhur.
Të gjithë meshkujt e duan pornografinë
Para disa muajve u transmetua një informacion se një grup shkencëtarësh përpiqen për të bërë kërkime që ti krahasojnë pikëvështrimet e meshkujve që të paktën një herë në jetën e tyre kanë shikuar pornografi dhe të atyre që kurrë nuk kanë shikuar. Hulumtimi dështoi edhe para se të fillon. A e dini pse? Me siguri ju shkoi ndër mend – nuk kanë mundur të gjejnë asnjë mashkull që nuk ka parë asnjëherë në jetën e tij materiale pornografike.
Meshkujt që nuk janë në lidhje me ndonjë femër, shikojnë pornografi mesatarisht në një kohëzgjatje prej 40 minutash, nga tri herë në javë, kurse ata që janë në lidhje mesatarisht 20 minuta, në 1,7 herë në javë.
Meshkujt duan seks oral
Nuk është sekret. Gati të gjithë meshkujt e duan seksin oral, sidomos nëse ata janë në pozitë ta pranojnë atë kënaqësi. Imagjinoni si duken në ato momente, të shtrirë si dembel, duke mos menduar aspak për teknikat se si t’ju kënaqini juve… në ato çaste ata ndjehen si zotërinjë të vërtetë, që me meritë e pranojnë kënaqësinë që kinse e meritojnë me plotë të drejtë.
Shumë femra e kundërshtojnë këtë dhe mundohen ta shmangin seksin oral, por është mirë të dihet se për meshkujt është një nga dhuratat më të dëshirueshme.
Meshkujt duan një komunikim të drejtpërdrejtë
Nëse dëshironi diçka prej tyre, tregoni atyre në fytyrë. Mos prisni se ata do të përpiqen vetë të zbulojnë se çfarë qëndron prapa zemërimit tuaj ose ta deshifrojnë buzëqeshjen tuaj ironike.
Kur meshkujt janë në shoqëri me miqtë tyre, ata nuk ndërveprojnë në të njëjtën mënyrë si femrat, të cilat ndonjëherë nuk kanë nevojë për të hapur gojën, dhe e kanë kuptuar plotësisht njëra-tjetrën, sepse femrat më shume e perceptojnë gjuhën e trupit dhe intuitën e tyre.
Meshkujt nuk janë të komplikuar aq sa mendoni ju










English (US)