Blogs

Ronaa
poezi
Posted July 27, 2010 by Ronaa
une pa ty
edhe ne kete bote
s'harrova te vuaj
as te derdhi lote
mos mendo se jeta
tani ka kuptim
kur ti vete e vrave
pa meshire shpirtin tim
dua te mallkoj
per shum e shum mote
se sdo te harroj se mua
me vrau dora jote
do te doja te behem engjell
nga ajo bote te kthehem
te shikoj si jeton
dhe zemra a te thehet
mendoja se per ty
ja vlene kjo jete
por kurre se mendova
se pa ty kam me mbete
mbeta une pa ty deri
kur me tradhtoj kjo tradheti
dhe vuajta me lote zemre
deri kur me mbuloj dheu i zi
mbi varrin tim
hidhe nje grushte dhe
sepse tash pa mua
fillon nje jete te re
nese me vjen te varri
mos me sjell kuror
as mbi varrin tim
t'lutem mos prek me dore
kjo do tme lendoj
edhe ne varre
pastaj lulet e tua
sdo te mundem ti marre
Yllka
Love Quotations - What is Love?
Posted June 30, 2010 by Yllka
"Love is everything it's cracked up to be. That's why people are so cynical about it...It really is worth fighting for, risking everything for. And the trouble is, if you don't risk everything, you risk even more." 10600
jepni mendimin tuaj rreth kesaj teme..
syri_im_alexs
Genjeshtra e internetit
Posted April 19, 2010 by syri_im_alexs
Duke u bazuar te një studim amerikan i publikuar prej pak kohësh në revistën “Scientific American”, më shumë se 90 për qind e njerëzve që regjistrohen në një sit takimesh online gënjejnë kur japin të dhëna rreth profilit të tyre. Femrat rrëzojnë nga pesha 2 deri në 9 kilogramë, ndërsa meshkujt nuk tregojnë asnjëherë të vërtetën se sa para fitojnë, nëse janë shkolluar ose jo dhe me çfarë merren në jetën e përditshme. Qëllimi është pak a shumë i njëjti: të jenë më seksi dhe më tërheqës nga ç’janë në të vërtetë. Ja një listë me gënjeshtrat më të zakonshme që i tregojnë meshkujt dhe femrat njëri-tjetrit në internet:
1) Jam e dobët dhe shumë simpatike
Përkthimi: Kam qenë e dobët dhe shumë bukuroshe, por para 15 vjetësh. Nuk e kam pranuar kurrë idenë që mund të ndryshoj dhe pavarësisht se në sajtet e takimeve online kam lexuar që gjithmonë duhet të tregoj të vërtetën dhe të prezantohem ashtu siç jam, mendova të hiqesha tjetër njeri. Ndoshta, pasi të jemi njohur më mirë dhe të kemi filluar ta vlerësojmë njëri-tjetrin, partnerit as që do t’i kujtohen 10 kilet e mia të tepërta (sigurisht, i kam shtuar pasi kam dalë në fotografi).

2) Jam i gjatë, brun dhe shumë simpatik
Përkthimi: Jam një njeri i zakonshëm, me gjatësi mesatare dhe pamje normale. Asgjë më pak, asgjë më shumë, pra nuk jam ndonjë tip që bie në sy. Ky është përkthimi ekzakt. 52,6 për qind e meshkujve, ka bërë të ditur “Medical News Today”, gënjejnë në internet kur flasin për gjatësitë e tyre, njësoj si 39 për qind e femrave. Kështu, nëse brenda vetes nuk jeni ende të sigurt që personi me të cilin keni komunikuar ka thënë ose jo të vërtetën, ose në krahasim me të tjerët ka gënjyer shumë pak, mund ta quani veten me fat, sepse edhe ajo gënjeshtër “e vogël” do të harrohet pas pak kohësh.

3) Jam 29 vjeç
Përkthimi: Eh sikur! E di që jam shumë i vjetër për sajte të tilla dhe nëse nuk shkruaj që jam më pak se 30 vjeç, atëherë nuk do të nxjerr asgjë në dritë. E kush dëshiron të lidhet me një burrë që i ka kaluar të 40-at? Shpresoj që të arrij të nxjerr ndonjë vajzë në takim, sepse atëherë i gjithë mundi do të më shkonte dëm.

4) Kam shumë prirje, veç të tjerash jam drejtor i përgjithshëm i një faqeje të suksesshme interneti
Përkthimi: Kam hapur një aktivitet online, shes kompjuterë të cilët i rregulloj vetë me paratë që më japin prindërit e mi. Pjesën më të madhe të kohës e kaloj në internet, duke parë faqe të ndryshme pornografike, ose duke imagjinuar një jetë alternative në “Second Life”.

5) Jam e ndjeshme, e zgjuar dhe bëj shumë shaka
Përkthimi: Jam shumë e ndjeshme, madje në një pikë të paimagjinueshme, dhe më pëlqen ideja që të tjerëve mund t’u dukem intelektuale.

6) Gjërat më shkojnë mirë, po fitoj goxha para
Përkthimi: Këtë herë e ndiej që kam zgjedhur numrat e duhur, do të fitoj goxha para.
Alternativa: Shumë shpejt gjërat do të ndryshojnë, kam në kokë një ide gjeniale për të fituar para online me porno.

7) Nuk po të vë në lojë
Përkthimi: Jam shumë ironik, por më pëlqen edhe sarkazma që jeton në shpirtin tim. Jam krenar për veten time.

8 ) Dua të të njoh, mos presim më që të takohemi
Përkthimi: Edhe syri dëshiron pjesën e tij dhe nëse nuk je siç thua, unë përse duhet të vazhdoj të humbas kohë me ty? Dëshiroj të shoh nëse je po aq e bukur sa në foton e profilit.

9) Sapo kam mbyllur një lidhje që zgjaste prej vitesh dhe tani po kërkoj vetëm të njoh njerëz të rinj
Përkthimi: Sapo i kam dhënë fund një historie që zgjaste prej vitesh. Ndihem i shkatërruar dhe tani dua thjesht të shijoj jetën, pa ndonjë angazhim. Problemi është se nëse shprehem kështu, nuk do të bëj figurë të mirë dhe nuk do të më përgjigjet askush.

10) Mes interesave të mia janë: të shkoj nëpër koncerte, të ha mirë dhe të pi shumë mirë
Përkthimi: Zakonisht me miqtë shkojmë në lokalet ku kërcehet, na pëlqen të japim shfaqe me muzikën tekno. Në darkë nuk më pëlqen të gatuaj ose të dal të ha diçka: nëse jam vetëm, blej diçka të gatshme, ndonjë shishe birrë të ftohtë, televizor dhe pastaj gjumë.
syri_im_alexs
te dua shum ....
Posted April 12, 2010 by syri_im_alexs
Te Dua
Te dua te dua deri sa te vdes edhe ne ate

boten tjeter une do te pres.

Une te dua, ti me don, dashuria

jone nuk mbaron.

Krejt bota kerkon paqe, c’do zemer kerkon ilaq.

Kjo quhet dashuri e vertet… Te dua perjet.

Nje lule u cel ne zemren time,

Nje trup u shtri mbi mua,

Nje dore me perkedhel embel,

Nje ze me thote te DUA.

Dashuria eshte si nje pike loti,

Te rreshket ne faqe kur je i zoti,

Nese zemra-zemren dashuron,

Fjalet e botes ajo kurre nuk i DEGJON…


I gjalle jam, mgjse po vdes,

per dashurine e saj,

qe pa dashur me vret

Dhe ashtu duke vdekur e dua ,

sepse kjo vdekje eshte jeta ime ,

dhe nuk ka rendesi plagosja

qe me denon me vdekje

jua them vertete,

Te vdesesh nga dashuria eshte te jetosh! …


per zemren time qe jeton larg meje te dua shummmmm syn
Displaying 1 to 5 of 216