SaRe_e_iLiRiDeS
Posted June 23, 2009 by SaRe_e_iLiRiDeS

Dhimbja Ne Zemer

 

Avione  që  ulen
Të  tjerë  qe  ngrihen
Valigje  që  zbrazen
Ëndrra  që  fiken
Sy  të  përmalluar
Një  lot  I  patharë
Buzë  që  dridhen
E  s’thonë  dot nje  fjalë
Një zemër  e  lodhur
Nga  zhgënjimi  tkurrur
Një  ëndërr  e  tretur
Në shkretirë  në  pluhur
Një  yll që  më  ndjek
I  heshtur  nga  lart
Me  lodhi  gjithcka
Shpirti  mu  plak
Më  lodhi  ky  fat
Më  hedh  e  më pret

Dhimbja  sot  qan
Më  lodhi  kjo jetë.

Tags: Vet, PeR, Ty
Comments
No Comments. Login or Signup to be first.